Takim i ministrit Spasovski me liderin e projektit “Mbështetja e BE -së për sundimin e ligjit” Kuzmiçki

Shkup, 16 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u takua sot me Mojca Kuzmicçi, lider i projektit në kuadër të projektit “Mbështetja e BE -së për sundimin e ligjit” IPA 2020 dhe liderin e komponentës 2, Gunter Behtlof.

Ai theksoi në takim se ishte i kënaqur që si zbatues i aktiviteteve në kuadër të komponentës 2 nga projekti paraqitet pikërisht Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Austrisë, me të cilën ne tashmë kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera.

“Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar janë një përparësi kryesore për çdo vend modern, në atë drejtim Republika e Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje maksimale për të siguruar sundim të qetë të ligjit dhe zbatim të ligjit”, tha Spasovski.

Lideri i projektit Mojca Kuzmiçki e falënderoi ministrin Spasovski për mundësinë e takimit dhe tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë sundimin e ligjit në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtojnë se gjatë takimit u prezantuan në detaje aktivitetet e parashikuara në komponentën 2, ku MPB-ja është koordinatori kryesor dhe përdoruesi përfundimtar dhe u prezantuan aktivitetet e ndërmarra deri më tani dhe rezultatet e tyre, si dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen të zbatohen duke filluar nga java e ardhshme.

“Projekti “Mbështetja e BE -së për sundimin e ligjit” është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe me zbatimin e aktiviteteve të ofruara në kuadër të këtij projekti ndjeshëm do të përforcohen kapacitetet e institucioneve të zbatimit të ligjit, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme”, theksoi Spasovski.

Përveç ministrit Spasovski, në takim morën pjesë edhe ndihmës drejtori i Departamentit për polici kriminale, Oliver Lukaroski dhe Sektorit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Veton Kranlievski si përdorues përfundimtar brenda MPB-së. 

Related posts

Sot arrinë sasi e re e fingerprintëve

Z H

Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Z H

QMK: Ekziston mundësi e madhe që zjarri në Galiçicë nga ana e Shqipërisë të hyjë në territorin tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More