Takim i ministrit Toshkovski me u.d. ambasador i Republikës së Sllovenisë, Gjile Vishaj

nga D V

Shkup, 4 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar një takim pune me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Republikës së Sllovenisë, Gjile Vishaj, dhe ndihmësdrejtorit e përgjithshëm të Policisë së Sllovenisë, Jozhe Senica. Në takim, njoftoi MPB-ja ka marrë pjesë edhe atasheu i posaemëruar policor i Republikës së Sllovenisë.

Ministri Toshkovski falënderoi Slloveninë për mbështetjen e dhënë për vendin tonë, si përkrahës dhe promotor i madh në procesin e integrimeve evropiane, si dhe u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy vendeve si dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme. Veçanërisht u theksua ndihma të cilën na e dha Sllovenia në përballjen me zjarret.

“Në takim u bisedua edhe për dinamikën e realizimit të projekteve të përbashkëta të policisë së Maqedonisë dhe Sllovenisë në periudhën e ardhshme, si dhe u bisedua për qëllimet prioritare të MPB-së, siç janë lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi efektiv i një sistemi modern të integruar për menaxhimin e kontrollit kufitar, lufta kundër migracionit të paligjshëm si problem i zakonshëm, dixhitalizimi i një pjese të madhe të proceseve në Ministrinë e Punëve të Brendshme…”, njoftoi MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More