Takim i Pendarovskit me komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt

Shkup, 19 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti komandantin e Gardës Nacionale të Vermontit, gjeneral-majorin Gregori Najt. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Nacionale të Vermontit, përmes pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore, realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, edukim dhe trajnim të pjesëtarëve të të dy armatave, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.

 

Bashkëbiseduesit konstatuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO jep kontribut plotësues drejt përparimit, zhvillimit dhe stabilitetit të Ballkanit.

Presidenti Pendarovski u falënderua për ndihmën e tërësishme amerikane, si dhe për mbështetjen në fushën e mbrojtjes, e cila është bazë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera nga interesi i përbashkët.

Gjeneral-majori Gregori Najt e theksoi rolin e forcave të armatosura të Maqedonisë dhe pjesëmarrjen e tyre në misionet ndërkombëtare si jashtëzakonisht të suksesshme dhe nënvizoi se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut është më se i merituar.

Në takim, bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informata për gjendjet aktuale në Afganistan, ku Armata jonë dhe Garda Nacionale e Vermontit në mënyrë të koordinuar morën pjesë në misionet, qëllimi i së cilës ishte të sigurohet stabilitet dhe të promovohet ndërtimi i një shoqërie demokratike.

Related posts

Në Dibër dhe Qendër Zhupë me dy doza janë vaksinuar rreth 7.500 persona

D V

Dimovski: ASK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme për pranimin e sigurt të popullatës civile nga Afganistani

D V

Maksim Dimitrievski kandidat i pavarur në Kumanovë?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More