Takim i Pendarovskit me Mishelin: Konferenca e parë ndërqeveritare në kohën më të shkurtër është prioritet kyç për ne

Shkup, 23 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Kiev e riafirmoi qëndrimin se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në kohën më të shkurtër është prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut, me ç’rast theksoi se e domosdoshme është Bashkimi Evropian t’i rrisë përjekjet  që të dinamizohen marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Presidenti Pendarovski e riafirmoi edhe qëndrimin se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për valorizim të përparimit të asnjë vendi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se në atë kontekst  duhet të kërkohet zgjidhje për shtetin tonë”, citohet në kumtesën e takimit i cili ndodhi gjatë vizitës së punës të Pendarovskit në Ukrainës me rastin e 30-të vjetorit të pavarësisë së vendit.

Siç kumtoi kabineti i presidentit të shtetit, në takim, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në kotekstin e  procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe për përparimin e Maqedonisë në fushat reformuese kyçe dhe mundësitë për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare.

Përveç kësaj, Pendarovski dhe Mishell u kthyen edhe në gjendjet në BE dhe tek ne, ndërsa këmbyen mendime dhe informata edhe për ngjarjet në Afganistan.

Related posts

Sadi Bexheti merr mbështetje të fuqishme nga tetovarët

Redaksia

OBRM-PDUKM i bën thirrje LSDM-së të mbështesë Rezolutën në Kuvend

D V

Qeveria e Maqedonisë: Është hequr akciza për dizelin, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More