Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Kris Pavllovski, drejtor i Rambl

nga Xh M

Shkup, 18 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi tkaim me Kris Pavllovski, drejtor i kompanisë kryesore botërore për platforma digjitale, Rambl, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë në kuadër të konferencës Maqedonia 2025.

Në tkaim, siç kumtoi kabineti i presidentes, Pavllovski e prezantoi punën e Rambl, kompani e cila qëndron lartë në inndeksin Nazdak në bursën e Nju-Jorkut, me video platformën e vetë të etabluar dhe është në ngritje në veprimtarinë e zhvillimit të infrastrukturës digjitale dhe shërbimeve kllaud.

Si sipërmarrës kryesor me prejardhje maqedonase, Pavllovski shprehi mendime për gjendjen në sektorin digjital, për trendet dhe perspektivat të cilat mund të shfrytëzohen.

Presidentja Siljanovska Davkova e informoi Pavllovskin për nismën e saj për zhvillim të bashkëpunimit me diasporën e vendit, m qëllim që maksimalisht të shfrytëzohen të gjitha mundësinë për zhvillim ekonomik të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More