Takim i presidentes Siljanovska Davkova me kryetaren e Asamblesë parlamentare të Azerbajxhanit

nga D. V.

Baku, 12 mars – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Baku është takuar me kryetaren e Asamblesë parlamentare, Sahiba Gafarova. Siljanovska Davkova u nënshkrua Librin e kujtimeve në Kuvend dhe me Gafarovën shkëmbyen përvoja për funksionimin e shtëpive ligjvënëse, përfaqësimin e grave në radhët e deputetëve dhe funksioneve parlamentare, si dhe për mundësitë për bashkëpunim.

Presidentja, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, do të takohet edhe me kryeministrin Ali Asadov.

Aktivitetet e presidentes nisën dje me takimin kokë më kokë me nikoqirin e saj Ilhan Aliev, me të cilin u inicua nënshkrimi i një deklarate për partneritet dhe miqësi strategjike me fokus forcimin e bashkëpunimit në energji dhe ekonomi, si dhe heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More