Takim i presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësues të konferencës ndërkombëtare “GREDIT 2024”

nga D V

Shkup, 16 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur përfaqësuesit e konferencës së pestë ndërkombëtare për zhvillim të gjelbër, infrastrukturë të gjelbër dhe teknologji të gjelbra “GREDIT 2024” e cila prej sot e deri më 18 maj mbahet në organizim të Fakultetit të makinerisë dhe Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, ndërkaq në kuadër të BENA – Asociacionit ballkanik për mjedis jetësor, kumtoi Kabineti i presidentes.

Në takim, siç ceket në kumtesë, është biseduar për rëndësinë e agjendës së gjelbër për rajonin dhe më gjerë si prioritet për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e qytetarëve.

Bashkëbiseduesit e falënderuan presidenten Siljanovska Davkova për mundësinë që t’ia transmetojnë mendimet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me gjendjen dhe mlnyrat e realizimit të zhvillimit të qëndrueshëm në mënyrë multidisiplinuese.

Në atë drejtim, u cek se është i rëndësishëm bashkëpunimi mes të gjithë faktorëve, bartës të vendimeve, ekspertë dhe aktivistë për kontribut drejt zhvillimit të gjelbër për të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme për të gjithë.

Presidentja Siljanovska Davkova u ka dëshiruar konferencë të suksesshme dhe punë të frytshme duke shfaqur bindje se me punimet dhe idetë e tyre do të kontribuojnë për zhvillimin e gjelbër, infrstrukturën e gjelbër dhe teknologjinë e gjelbër në rajon dhe në përgjithësi në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More