Shkup, 13 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do t’i presë rektorët e universiteteve shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, Universitetit të Tetovës dhe “Nëna Terezë” – Shkup, informojnë nga kabineti i saj.
Presidentja Siljanovska Davkova ishte inauguruar dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka vijoi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit.
Siljanovska Davkova si presidente e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, e trashëgoi Stevo Pendarovskin në funksionin e presidentit, pasi e fitoi në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj.