Takim i presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA

nga D V

Shkup, 9 prill – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA, i cili është për vizitë në vendin tonë, kumtoi Kabineti i presidentit.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik në NATO, presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja e mëtejshme amerikane është edhe më tej e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

“Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në në kontekst të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit të sektorit joqeveritar. Ndërkohë, u bë fjalë edhe për zhvillimet gjeopolitike, si dhe për situatën në rajonin më të gjerë”, thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan presidentin Pendarovski me rrjedhën e aktiviteteve të tyre, të cilat janë në drejtim të angazhimit, dialogut dhe bashkëpunimit global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More