Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

Shkup, 19 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë sot, në Stamboll realizoi takim me Shenjtërinë e tij Bartolomeu, Kryepeshkop i Kostandinopojës – Roma e Re dhe Patriark Ekumenik.

Në takim u bisedua për gjendjet në botën ortodokse, rolin e Patriarkanës së prëgjithshme në nxitjen e dialogut ndërkrishter dhe bashkëjetesën mes popujve dhe religjioneve të ndryshme. Në atë drejtim, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e rolit të Patriarkanës së përgjihshme në nxitjen e dialogut për të gjitha çështjet e hapura në botën ortodokse.

Krahas kësaj, në takim u bisedua për çështjen për zgjidhjen e statusit të Kishës ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvia e Ohrit, dhe me atë rast presidenti Pendarovski potencoi se Patriarku ekumenik ka rol të posaçëm në tejkalimin e kontestit kishtar. Njëkohësisht, presidenti Pendarovski bëri thirrje për tejkalim sa më të shpejtë të kontestit, sepse, siç theksoi, plaga në një vend në botën ortodokse dhemb në tërë botën ortodokse.

Njëkohësisht në takim u këmbyen mendime për gjendjet në rajon lidhur me ngjarjet aktuale lidhur me integrimin e vendeve në BE, me ç’rast Partiarku Bartolomeu theksoi se e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, që përmes përmbushjes së kritereve do të sillte jetë më të mirë, solidaritet dhe tolerance të shtuar.

Postime të ngjashme

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

Urime për medaljen e argjendtë të taekvondistit Dejan Georgievski

D V

Pa ujë nesër një pjesë e konsumatorëve në Çair

D V

Zaev: Marrëveshja e Ohrit solli frymë të re në drejtimin e politikave që ndërtoјnë ura, së bashku zhvillohemi si shtet anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...