Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit maqedonas në Suedi

Shkup, 14 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij punuese në Suedi, u takua sot në Geteborg me përfaqësuesit e Unionit maqedonas, ku i njoftoi mërgimtarët maqedonas për aktivitetet për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, gjuhës dhe traditës maqedonase, si dhe për integrimin në shoqërinë suedeze dhe zhvillimin socio-kulturor brenda shoqërive dhe klubeve.

 

Siç njoftoi Kabineti i shefit të shtetit, duke shprehur mbështetjen për aktivitetet e mëtejshme në këtë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi se angazhimi i tyre është një shembull pozitiv dhe se ata kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.

Shoqata maqedonase në Suedi është shoqata më e madhe e mërgimtarëve maqedonas në Skandinavi, e përbërë nga 11 shoqata dhe klube maqedonase.

Related posts

Dimitrovi në Forumin ekonomik në Beograd

Z H

Ganiu e Xhaferoviç shënojnë ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Z H

Gjithnjë e më tepër po rritet numri i regjistruesve, regjistrimi do të mbahet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More