Ohër, 10 maj – Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, gjenerali Erik Kristofersen, i cili prej dje ndodhet për vizitë zyrtare dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Ohër do të realizojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski.
Ceremonia për pritje me nderime ushtarake, informuan nga SHM e Armatës, do të mbahet në Kampin për trajnim në ujë, afër ankorimit tek Burimet e Biljanës, pas çka gjenerali Kristofersen do të realizojë takim me nikoqirin e tij, gjeneralin Gjurçinovski.
“Temë e bisedimeve zyrtare, krahas bashkëpunimit bilateral, do të jenë edhe aktivitetet në procesin e transformimit të Armatës, kontributi ynë në misionet dhe aktivitetet e NATO-s jashtë vendit, si dhe kapacitetet dhe mundësitë për kryerje të aktiviteteve stërvitëse në poligonin e Armatës ‘Krivollak'”, ceket në kumtesë.
Gjatë vizitës, gjeneralit Kristofersen nga ana e gjeneralit GJurçinovski do t’i ndahet mirënjohja e Armatës “Shenja e artë e Armatës” në shenjë falënderimi për ndihmën dhe mbëhstetjen e deritanishme, mes të cilave është edhe donacioni i fundit i përbërë nga 76 automjete motorizuese.