Takim i Shekerinskës me ish-sekretaren shtetërore të SHBA-së, Medllin Ollbrajt

Shkup, 17 shtator – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës së saj në SHBA, sot realizoi takim me ish-sekretaren shtetërore amerikane, Medllin Ollbrajt.

Medllin Ollbrajt, siç njoftoi Shekerinska në Fejsbuk, nuk është vetëm legjendë e gjallë e politikës amerikane, por edhe avokate e zëshme për demokraci dhe të drejtat e njeriut.

“Ish-sekretarja e dikurshme shtetërore e SHBA-së, gruaja e parë në funksion të tillë në historinë e SHBA-së, e cila nga afër ishte e përfshirë në ngjarjet e Ballkanit në viteve e 90-ta, më priti në shtëpinë e saj në Xhorxhtaun, që është dëshmi e së kaluarës së saj të pasur. Më luti të shpreh falënderim në Shkup për pranimin e qytetarëve të evakuuar nga Afganistani të cilët punonin për organizata joqeveritare nga SHBA-ja. Nga shtëpia e saj u largova me mbresa dhe me ndjesinë e nderit që fola me një figurë të rëndësishme nga kreu i diplomacisë botërore, fjala e së cilës ende peshon”, shkruan Shekerinska në profilin e saj në Fejbuk.

Related posts

Për dalje nga shteti në VK Tabanoc pritet rreth 45 deri 60 minuta

D V

Arjanit Hoxha: Nuk do të lejojmë që individët të përfitojnë politikisht në kurriz të kultivuesve

N E

Fushata elektorale, Jashari: Partitë do të merren me kërcënime dhe shpifje

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More