Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Shilegovit me kryetarin e Cetinjës, Kashkelan

Shkup, 6 tetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, u takua sot me kryetarin e Cetinjës, Aleksandar Kashkelan, ambasadoren e Malit të Zi, Marija Petroviq, si dhe shefin e kabinetit dhe shefen e protokollit të Kryetarit të Komunës së Cetinjës,Dejan Luciq dhe Ivana Joviqeviq.

Në takim, siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, të dy kryetarët e komunave diskutuan për bashkëpunimin midis dy qyteteve dhe mundësitë për ta thelluar atë.

Në takim u bisedua edhe për konceptin e qyteteve të gjelbërta, planifikimi hapësinor dhe rezistenca urbane, si dhe tema aktuale që prekin të dy vetëqeverisjet vendore.

Shilegov dhe Kashkelan diskutuan edhe për mundësitë për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Shkupit dhe Cetinjës dhe temat aktuale që prekin të dy vetëqeverisjet lokale, qëndron në kumtesë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy