Takim i Shoqatës së kursimtarëve nga banka “Eurostandard” me Delegacionin e BE-së

Shkup, 28 shtator – Shoqata e personave  fizik dhe juridik të dëmtuar “Drejtësi për kursimtarët” sot kumtoi se ka realizuar takim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend  në të cilën është biseduar  për falimentin e “Bankës Eurostandard”.

 

Në takim, i cili u mbajt mbrëmë, përfaqësuesit e delegacionit detajisht janë njoftuar me gjendjen në të cilën u gjetën depozituesit e dëmtuar  të “Bankës Eurostandard” pas hapjes së procedurës falimentuese, si dhe me aktivitetet që ndërmerren për tejkalim të këtij problemi.

Përfaqësuesit e Shoqatës, siç citohet në kumtesën e sotme, e informuan Delegacionin e BE-së se më shumë se një vit nga hapja e  procedurës falimentuese, ende nuk është ngritur  asnjë padi penale dhe se Gjykata Themelore qytetare Shkup që e udhëheq  procedurën falimentuese ende nuk e ka implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga sjellja e tij.

“Por vendimi i Gjykatës Themelore qytetare Shkup në lidhje me këtë çështje dhe (mos)zbatimin e tij në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, te depozituesit e dëmtuar nga banka  Eurostandard lind dyshimi bazë se përgatitet grabitje e re e depozitave të robëruara në masën falimentuese. Dhe kjo është e qartë jo vetëm për depozituesit por edhe për publikun e gjerë. Detyra jonë është të tregojmë në kohë në atë dhe të shfaqim shpresë se Gjykata e Apelit Shkup, ku lënda gjendet në procedurë të apelimit, do të ketë virtyt të ndalet në rrugën e grabitjes dhe padrejtësisë. Atë e kërkojmë dhe atë e presim nga Gjykata e Apelit Shkup”, citohet në kumtesën e Shoqatës “Drejtësi për kursimtarët”. 

Related posts

Maqedoni, nga gushti deri në shtator janë infektuar mbi 40 mijë persona me coronavirus

D V

Tetovë, kordon policor para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël

Redaksia

Carovska: Në interes të nxënësve është të shkojnë në shkollë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More