Shkup, 7 gusht – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot pati takim pune me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Denion Mejdani.
Në takim, siç kumtoi MPB, u bisedua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe operativ ndërkombëtar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, është shprehur, mes tjerash përmes angazhimeve për përmirësim dhe zhvillim të bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e marrëdhëniebe bilaterale ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit tejkufitar.