Takim i zëvendësministrit Iseni me oficeren në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, Shpicer

nga D V

Shkup, 8 gusht – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka zhvilluar takim pune me oficeren ndërlidhëse në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Republikës Federale të Gjermanisë, Kerstin Shpicer.

Iseni, siç bëri të ditur MPB, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, duke theksuar partneritetin mes dy vendeve dhe dy ministrive dhe në veçanti falënderoi për donacionet dhe ndihmën e shumtë që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Zëvendësministri i Punëve të Brendshme theksoi gjithashtu se synimi i Ministrisë është mbi të gjitha vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe thellimi i marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar dhe vendet anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, ai iu referua nevojës për ndihmë në fushën e edukimit policor, duke theksuar se arsimi është një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe në fushën e punës operativo-teknike për efikasitet më të madh të  policisë. Ai gjithashtu shprehu shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se Republika Federale e Gjermanisë do të na ndihmojë në rrugën tonë drejt BE-së dhe për të arritur qëllimin tonë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane”, bën të ditur MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More