Takim joformal i ministrave për politikë sociale të BE-së dhe takim ministror me vendet e Ballkanit P.

Shkup, 8 korrik – Takim joformal i ministrave të BE-së të Punës dhe Çështjeve Sociale do të mbahet sot në Qendrën e kongresit Bërdo, Bërdo afër Kranj. Është planifikuar të mbahet takim i dytë i përbashkët i Ministrave të Punës dhe Çështjeve Sociale të BE-së me Ministrat e Punës dhe Çështjeve sociale të Ballkanit Perëndimor.

 

Fokusi kryesor i takimit joformal të Ministrave të Punës dhe Çështjeve Sociale të anëtarëve të BE-së do të jetë një treg pune i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në lidhje me tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe sfidat demografike. Takimi do të drejtohet nga Janez Cigler Kral, Ministër i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të vendit nikoqir dhe kryesues i forumit.

Temë e takimit të ministrave të BE-së me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë promovimi i mundësive të tregut të punës për të rinjtë.

Related posts

Mickoski: Nuk ka alternativë për anëtarësimin në BE

Z H

Të punësuarit në institucionet shtetërore të jenë në dispozicion për regjistrimin, rekomandon Qeveria

D V

Arsovska: Jam lodhur nga partizimi, shpresoj të bëhem kryetare e Shkupit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More