Agjencia Zhurnal.mk

Takim Kasami – Tiganj: Bashkëpunimi mes dy vendeve dhe marrdhëniet e mira tradicionale do të vazhdojnë edhe më tej

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.

Kryetari Kasami i uroi mirëseradhje ambasadores Tiganj, si dhe suksese në mandatin e ri. Në takim u theksua bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve që i lidh marrëdhënia tradicionalisht e mirë. Gjatë takimit u bisedua edhe për zgjedhjet e 15 korrikut, si dhe përqëndrimi i vendit në proceset euro-integruese.

Kasami i shpjegoi Tiganj qëndrimin e Lëvizjes Besa në lidhje me periudhën që e karakterizojnë këtë cikël zgjedhor, gjegjësisht pandemia Covid-19. U bisedua edhe për koalicionin ”Mundemi”, duke sqaruar arsyet pse Lëvizja Besa është në koalicion me LSDM-në, duke vënë theksin se vendit i duhet një qeveri evropiane.

Kasami dhe Tiganj u dakorduan që palët të intensifikojnë takimet e këtilla, me të vetmin qëllim, mbështetja e vazhdueshme e Kroacisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja Besa – Shkup

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!