Agjencia Zhurnal.mk

Takim lamtumirës i kreut të BDI Ahmeti me ambasadorin francez, Thimonier

Shkup, 24 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte në takim lamtumirës në rezidencën e ambasadorit francez, z.Kristijan Timonie.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për çështjet që ndërlidhen me
mbarëvajtjen e duhur të institucioneve shtetërore pas formimit të
Qeverisë së re, u bisedua për vazhdimin e realizimit të reformave dhe
zbatimin e tyre në përditshmëri, për shtetin e së drejtës, marrëdhëniet
e mira ndër fqinjësore dhe marrëdhëniet midis komuniteteve si dhe për
çështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe më gjerë.

Ambasadori Timonie falënderoi kryetarin Ahmeti për kontributin e tij të
parezervë, me ç’rast i dhuroi një portret tē “Gruas Shqiptare nga
Shkodra“ të viteve gjatë LPB-së.

Nga ana e tij kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti falënderoi ambasadorin
Timonie për angazhimin e tij dhe kontributet e paçmueshme gjatë këtyre
viteve dhe i uroi shëndet, mbarësi dhe suksese në postin e tij të ri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...