Takim lamtumirës i Murtezanit me ambasadorin bullgar Angellov

nga D V

Shkup, 16 gusht – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Siç informon Ministria, në këtë kontekst, theksi i takimit u vu në marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunimet e ardhshme.

“Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, veçanërisht përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar të INTERREG IPA, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Ky program mundësoi projekte të rëndësishme të përbashkëta, të cilat kontribuan në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të besueshme ndërmjet rajoneve kufitare”, theksohet në kumtesë.

Në takim u theksua potenciali për vazhdimimin e bashkëpunimit, duke përfshirë nismat strategjike, siç është hapja e planifikuar e pikës kufitare Klepalo/Strumjani, që pritet të përmirësojë ndërlidhjen rajonale.

“Të dyja palët konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunimin e mëtejshëm në sferat e interesit të përbashkët, duke përfshirë edhe hulumtimin e mundësive për bashkëpunim në kuadër të reformave të lidhura me BE-në. Ministri Murtezani i uroi sukses ambasadorit në aktivitetet e tij të ardhshme”, informon Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More