Agjencia Zhurnal.mk

Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin italian, Romeo

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, e priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Karllo Romeo.

SIç kumtoi Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e jashtëzakonshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Italisë dhe e çmon veçanërisht lartë mbështetjen e fuqishme, të sinqertë dhe miqësore që Italia ia dha Republikës së Maqedonisë së Veriut në marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian.

Është më rëndësi të padyshimtë edhe mbështetja italiane e vendit në Nismën Adriatiko – Joniane, ndërsa në planin e NATO-s, edhe në procesin aderues, edhe tani si aleatë, shënojmë bashkëpunim të rëndësishëm dhe konstruktiv, sidomos në SIBRIG dhe në Misionin UNIFILL që është nën udhëheqjen italiane.

Xhaferi e njoftoi ambasadorin me aktivitetet e ardhshme të punës të Kuvendit, siç është shqyrtimi i më shumë ndryshimeve ligjore të imponuara nga pandemia me Kovid-19, mandej aktivitetet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane dhe hapjen e kapitujve të parë kah fundi i këtij viti. Krahas kësaj, e njoftoi edhe për rrumbullakimin e funksionalitetit të Kuvendit me formimin e delegacioneve për bashkëpunimin multilateral dhe grupeve të bashkëpunimit bilateral. Me këtë, do të vazhdohet me realizimin e vizitave të paralajmëruara nga të dyja palët, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë, a do të tregohet edhe përkushtimi në mbajtjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe intensiv.

Ambasadori Romeo ia uroi rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, e përshëndeti formimin e Qeverisë dhe funksionalitetin e Kuvendit dhe shprehu bindjen se në periudhën е ardhshme, Republika e Maqedonisë së Veriut, si edhe të gjithë shtetet, do të punojë në drejtim të përforcimit të ekonomisë, si edhe në planin e sigurimit të mbrojtjes përkasë shëndetësore të popullsisë nga Kovid-19. Pritet një punë e përforcuar e institucioneve shtetërore në agjendën evropiane, me reforma të përfunduara të cilave Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të madhe në vigjilje të hapjes së kapitujve të parë, sidomos të reformave në luftën kundër korrupsionit, reformat në gjyqësi dhe sundimi i të drejtës.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në planin e tërheqjes së vëllimit më të madh të investimeve italiane, mandej bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare.

Në emër të Kuvendit dhe në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Italiane në Shkup, kryetari Xhaferi ambasadorit Romeo i dhuroi një dhuratë të përshtatshme dhe Mirënjohje për angazhimin e jashtëzakonshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...