Maqedoni TOP LAJM

Takim lamtumirës i Xhaferit me euro-ambasadorin Zhbogar

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë s Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar.

Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe personalisht ambasadorin Zhbogar për kontributin e tij në proceset që bën kthim pozitiv në rrugën euroatlantike të vendit dhe i uroi sukses në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.

Ai e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dinamik me institucionet e Bashkimit Evropian, sidomos me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian si mbështetës shumëvjeçar të proceseve tona integruese. Kryetari Xhaferi e përshëndeti dialogun Zhan Mone si vegël e suksesshme për avancimin e dialogut politik në Kuvend dhe shprehu shpresë se Kuvendi do i mbështesë në mënyrë aktive negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Zhbogar në fillim e përgëzoi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit dhe e shprehu mirënjohjen e vet për bashkëpunimin në katër vitet e kaluara, për përkushtimin e Kryetarit Xhaferi ndaj zbatimit të agjendës evropiane, për mbajtjen e dialogut politik me të gjitha partitë parlamentare dhe për rolin e tij si Kryetar i të gjithë deputetëve në Kuvend. Ai shprehu shpresë se javëve të ardhshme do të përcaktohet korniza e negocimit me qëllim të mbajtje së konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Kuvendi do të ketë rol në këtë fazë të re të procesit dhe prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në mënyrë aktive në raport me çështjet e BE. Ajo që është me interes të veçantë dhe rëndësi në periudhën që vijon është nxjerrja e Ligjit për anti-diskriminim, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Mbikëqyrjes Civile dhe sigurimi i kushteve për funksionimin e tij përkatës, theksoi Zhbogar në takimin lamtumirës.

Postime të ngjashme

Daut Haradinaj, Muharrem Hasani, Ekrem Dardhishta, për 21 vite rresht bashkë

R ZH

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

XH,I

Buçi -Bushi: Menaxhimi dhe përkujdesi institucional në këtë periudhë pandemie – prioritet parësor !

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...