Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim lamtumirës i Xhaferit me kolonelin Jankoviq, shef i Zyres ndërlidhëse të NATO-s në Shkup

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kolonelin Zoran Jankoviq.

Siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me këtë rast falënderoi për angazhimin e deritanishëm të kësaj Zyre, sidomos të z. Jankoviq, si bashkëkohës i integrimit tonë tre dekadësh në NATO, me urime për suksese të mëtejshme në planin personal dhe profesional.

“Koloneli Jankoviq theksoi se meritat për realizimin e këtij përfitimi të rëndësishëm për shtetin janë të të gjitha qeverive, parlamenteve dhe kryetarëve të deritanishëm por, roli i Kuvendit është kryesor në rafinimin e dialogut politik dhe konsensusit për anëtarësim në aleancën më të fuqishme dhe më afatgjate ushtarako – politike në nivel global”, thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme në Aleancën NATO që do të jenë të fokusuara në transformimin dhe modernizimin, si edhe ndërtimin e sistemeve stabile të mbrojtjes. Aleanca me të gjitha vendet anëtare të NATO-s bashkë, por edhe mbi baza të veçuara bilaterale, paraqet sfidë të mëtejshme për vendin kah arritja e qëllimit themelor të Aleancës – mbrojtës i paqes dhe sigurisë globale.

Me shënimin e njëvjetorit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, pushon të funksionojë Zyra ndërlidhëse e NATO-s në Shkup, sepse prej konsumuesi, shteti u bë kontribuues i barabartë në të gjitha aktivitetet e NATO-s, si në planin politik, ashtu edhe në planin ushtarak, thuhet në kumtesë

Postime të ngjashme

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

PDSH: Driton Ibishi zgjidhet kryetar i degës së Tetovës

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 85 shoferë në Ohër dhe Strugë

Dafina Vidishiqi

Bexheti: Përfundon bekatonizimi i 2 rrugëve në vendbanimin Kondovë

Dafina Vidishiqi

Në Tabanoc pritet deri në 40 minuta

Dafina Vidishiqi

Reeker më 1 korrik për vizitë në Ohër

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...