Takim lamtumirës Osmani – Sahakian

Shkup, 1 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte takim lamtumirës me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP -së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakian.

 

“Përcaktimi i prioriteteve strategjike, aktivitetet e vazhdueshme në arritjen e Axhendës 2030, mbështetja e vendit për anëtarësim në BE, si dhe zbatimi i projekteve ekzistuese nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e plotë me Zyrën e UNDP dhe gjithë ekipin,” theksoi Osmani.

Osmani, siç kumtoi MPJ, e falënderoi Sahakian edhe për angazhimin e saj personal për më shumë iniciativë në fushat e: ekonomisë, inkluzivitetin social, barazisë gjinore, forcimit të institucioneve, mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike si dhe përpjekjet për t’u përballur me pandeminë COVID-19.

“Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Sahakian u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe u shpreh e bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë të thellohet më tej me pasardhësin e saj, me qëllim realizimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe zbatimin e dokumenteve programore për vendin në periudhën 2021-2025”, theksojnë nga MPJ. 

Related posts

ASHMAA e hapi debatin publik për projekt- udhëzimin për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale

D V

MEGJASHI: MASH të vendos testime të detyrueshme falas në shkolla, ndërsa mësimi të zhvillohet edhe në hapësirë të hapur

N E

Presidenca sllovene pret negociata zyrtare me Shkupin dhe Tiranën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More