Takim Mariçiq –Gjonaj në Tiranë: Ndajmë vizion të përbashkët për rajon të zhvilluar

Shkup, 9 korrik – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Tiranë realizoi takim me ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në të cilën, siç informojnë ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ndërsa është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në sferën e Drejtësisë.

 

Shtesë, thuhet në kumtesë, në takim u diskutua edhe për integrimet evropiane të dy vendeve, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pozitë të njëjtë kur bëhet fjalë për rrugën evropiane.

“Edhe krahas asaj që dy vendet janë të dëshpëruar për mossjelljen e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, ekziston mundësi gjatë kryesimit slloven punët do të ndryshohen dhe se përfundimisht do të fillojnë negociatat. Në ndërkohë ne duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal dhe bilateral. Ekziston hapësirë për thellimin shtesë të marrëdhënieve në sektorët të cilët i drejtojmë, gjegjësisht drejtësia”, porositi Mariçiq, thuhet në kumtesë.

Mariçiq, e ftoi homologen e tij shqiptare për vizitë në Shkup.

Related posts

Joveski, Veli dhe Ruskoska në konferencën ndërkombëtare mbi të drejtat individuale dhe interesin publik

Z H

Këshilli Strategjik në MPJ: Paparashikueshmëria karakteristikë kryesore në skenën ndërkombëtare

N E

Veterani i UÇK-së nga Kumanova: Fëmijëve s’po mundemi t’ja sigurojmë kafshatën e bukës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More