Takim me Delegacionin e Komitetit për Monitorim të Këshillit të Europës

nga Xh M

Shkup, 23 prill – Sot, në cilësinë e përfaqësuesve të Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, së bashku me kolegët Elmi Aziri dhe Salih Murat, zhvilluam një takim konstruktiv me Delegacionin e Komitetit për Respektimin e Detyrimeve të Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës – në kuadër të dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në qendër të diskutimit ishin çështje kyçe për të ardhmen europiane të vendit:

•⁠ ⁠Reformat në sistemin gjyqësor dhe përmirësimi i kornizës zgjedhore
•⁠ ⁠Lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës
•⁠ ⁠Garancia e lirive të mediave dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave
•⁠ ⁠Demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Si front politik me orientim të qartë pro-evropian, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse – sepse integrimi në BE nuk mund të ndërtohet mbi fasada politike, por mbi vlera, standarde dhe përfaqësim të barabartë.

Rruga drejt Evropës fillon nga institucionet e përgjegjshme, politikat e guximshme dhe zëri i qytetarëve shqiptarë– që nuk janë më thjesht pjesë e sistemit, por garantë të bashkëjetesës dhe stabilitetit në shtet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More