Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

Shkup, 11 prill – Edhe përkundër sfidave me pandeminë, Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë, të cilat janë harmonizuar me standardet më të larta ndërkombëtare të cilat i përmbushin vetëm 26 vende në botë. Posaçërisht me rëndësi është publikimi i parë i statistikës së llogarive financiare në fund të vitit të kaluar. Me rëndësi është që Banka popullore i realizoi hulumtimet statistikore pa vonesë, me ruajtje të cilësisë.

Kjo, siç kumtuan nga Banka popullore, janë pjesë e konstatimeve nga takimi i një pjese të ekipit të Bankës popullore me ekipin e Sektorit për statistikë të FMN-së, në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës botërore.

“Në takim u theksua se me rëndësi është që banka jonë qendrore numërohet mes bartësve të hulumtimeve statistikore të cilat jo vetëm që periudhën e deritanishme nga kriza nuk patën ndërprerje në hulumtime, por edhe bënë përmirësime metodologjike dhe vendosën të dhëna të reja dhe më të hollësishme. Siç u theksua, gatishmëria e tillë është me rëndësi, sepse çdo ditë rritet nevoja për më shumë të dhëna granulare edhe tek ta, në periudhën e mëtutjeshme, do të mund t’i sigurojnë vetëm bartësit e hulumtimeve statistikore të cilat janë të gatshëm t’i ndjekin standardet dhe praktikat e reja. Në atë kontekst, u bisedua edhe për sfidat e shqyrtuara të mëtutjeshme, sipas pikëpamjeve të deritanishme të FMN-së”, thuhet në Bankën popullore.

Në takimet në kuadër të Takimeve pranverore të cilat u mbajtën deri më tani u konkludua se bashkëpunimi mes Bankës popullore dhe FMN-së në nivel operativ të ekspertëve është i shkëlqyeshëm dhe u bisedua për sfera në të cilat më tutje mund të bashkëpunohet. Përndryshe, në periudhën e kaluar, Banka popullore ka marrë mbështetje teknike nga FMN-ja në gjashtë sfera.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...