Shkup, 10 shtator – Do të formohet grup punues për garazhin në kate përballë Kuvendit për të gjetur zgjidhje të përhershms dhe strategjike, kumtuan sot nga Kuvendi.
Në kumtesën e pres shërbimit thuhet se në Kuvend është mbajtur takim me përfaqaësues të insttucioneve shtetërore lidhutr me garazhin në kate.
“Sot, në Kuvend për herë të parë u mbajt takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të cilët kanë diskutuar për çështjen e kamotshme të garazhit me kate para Kuvendit. Edhe pse Kuvendi nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në procesin e ndërtimit, ka marrë iniciativën në udhëheqjen e diskutimeve për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në kumtesë.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi, Qeveria, Komuna Qendër, Avokati i Shtetit, Byroja për Siguri Publike (BSP), ANGO SHPKPV dhe Ministria e Transportit.
“Të gjitha palët arritën marrëveshje për formimin e grupit punues, me qëllim gjetjen e zgjidhjes të përhershme dhe strategjike. Ky takimi kishte për qëllim të siguroj komunikim dhe të siguroheni të gjitha informatat dhe gjendjet, me synim të gjetjes të zgjidhjes së përhershme e cila do të jetë e dobishme si për publikun ashtu edhe për Kuvendin. Kjo çështje ka rëndësi të madhe për Kuvendin dhe ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë zgjidhje efikase”, qëndron në kumtesën e Kuvendit.