Ekonomi Maqedoni

Takim në LOE me kryeministrin dhe ekipin ekonomik të Qeverisë së re

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë, sot organizon takim zyrtar me kryeministrin dhe ekipin ekonomik pas formimit të Qeverisë së re.

Siç informojnë nga LOE në fokus të takimit do të jenë prioritetet më të rëndësishme ekonomike për nevojat e ekonomisë reale të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht.

Në takim të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, ministrat kompetent në Qeveri si dhe kryesia e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Nga LOE porosisin se prioritetet ekonomike të Qeverisë së re duhet të jenë në pajtim me nevojat e ndërmarrjeve, të cilat luftojnë për ta mbajtur likuiditetin e tyre.

“Nga fillimi i krizës Lidhja institucionalisht ka marrë pjesë me propozime dhe rekomandime për sjellje të masave ekonomike të cilat realisht do t’i reflektojnë nevojat e sektorit privat. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë të cilat paraqesin më shumë se 99 për qind të ndërmarrjeve aktive të regjistruara, kanë rol të rëndësishëm në funksionimin e ekonomisë kombëtare. Ata me 65 për qind pjesëmarrje në bruto prodhimin vendor dominojnë para subjekteve tjera, sigurojnë më shumë se 80 për qind të vendeve të punës në sektorin privat dhe janë shtyllë e ekonomisë së Maqedonisë”, citojnë nga LOE.

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë përfaqëson mbi 35 oda ekonomike dhe organizata.

Postime të ngjashme

Alarmi nga media franceze: Spitalet në Ballkan drejt kolapsit

T E

Miratohet raporti për stabilitet financiar në vitin 2019

Z H

LSDM i përgjigjet VMRO-së: Do të ketë kontroll të pasurisë dhe pronës së gjyqtarëve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...