Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative

nga D V

Shkup, 19 korrik – Në hapësirat e Minsitrisë së Shëndetësisë u mbajt takim për mundësitë e zgjerimit të Listës pozitive me medikamente inovative. Në takim morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, drejtori i Fondot për sigurim shëndetësor, Aleksandar Klekovski, përfaqësues të “Farmabrend – nova” – sociacion të prodhuesve inovativ farmaceutik, Odës ekonomike amerikane, si dhe të Komisionit për listë pozitive të medikamenteve.

“Theks i posaçëm u vendos në funksionimin e ‘marrëveshjeve të posaçme’ si vegël efikase për ulje të çmimeve të medikamenteve inovative, me çka do të mundësohej qasje më e madhe drejt këtyre medikamenteve për përdorim të pacientëve.  Të gjithë të pranishmit nga ky aspekt i treguan mendimet dhe qëndrimet e veta lidhur me mjetet e disponueshme të institucioneve, por, konkludim i përbashkët ishte se ndryshime duhet të ketë dhe ato ndryshime duhet të jenë në interes të pacientëvr”, informoi Minsitria e Shëndetësisë në kumtimin në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More