Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim online i Grupit sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale

Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe përfaqësuesi i Delegacionit Evropian, Nikolla Bertolini mbajtën takim onlajn në grupin sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale.

Siç njofton MASH, në kuadër të dialogut të rregullt u diskutuan përparësitë, koordinimi dhe zbatimi i politikave për konkurrencën dhe rritjen inkluzive në tre sektorë, përmes programeve të financuara nga ndihma e para – anëtarësim .

“Ministrja Carovska theksoi se sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës, të integruar dhe bashkëkohorë është qëllim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë ku në rrjedhë janë reformat thelbësore në arsimin fillor dhe të mesëm. Në fokusin e reformave të orientuara drejt arsimit cilësor janë nxënësit dhe mësimdhënësit”, informon MASH-i.

Prioritetet tematike për të cilët u diskutua ka qenë gjithashtu edhe rritja e nivelit të punësimit, cilësia e vendeve të punës dhe produktiviteti si dhe ulja e varfërisë dhe përjashtimi social.

“Gjithashtu, në takim u diskutua për indikatorët në projektin ‘Integrimi i Romëve 2020’ i cili ka për qëllim të kontribuojë në uljen e dallimeve socio-ekonomike dhe rritjen e integrimit të romëve në politikat aktuale zhvillimore”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Grupin sektorial të punës e koordinojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe në të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për krijimin e politikave dhe strategjive sektoriale, integrimin evropian dhe IPA si dhe organizatat civile, partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë.

Postime të ngjashme

Ish pjesëtarët e akuzuar të njësisë “Alfa” dëshmuan në rastin “Tortura”

Z H

Koordinatorët nga opozita kthehen në takime të rregullta me kryetarin e Kuvendit

Z H

Ministri Hoxha uron 8 marsin: Luftojmë së bashku për barazi gjinore

Z H

Rexhepi: Nuk ka nevojë për Qeveri të zgjeruar, shumica është stabile

Z H

Gashi: Qasja e Bullgarisë hapë rrugë për ndikimin e Serbisë

Bekim Laçi

Zaev uron 8 marsin: Lufta për të drejtat e grave fillon nga secili prej nesh

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...