Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim pune i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me disa përfaqësues të fakulteteve të filologjisë

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me këshilltaren e tij të jashtme, dr. Ajtene Qamili dhe drejtuesin e Sektorit të përkthimit dhe lekturimit, Ahmet Selmani, zhvilluan një takim pune me dr. Berton Sulejmanin, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, dr. Demush Bajrami, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dr. Mustafa Ibrahimi, profesor në Universitetin “Nënë Tereza” dhe dr. Ismet Osmani, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”.

Me këtë rast drejtori Y. Sela i informoi përfaqësuesit në fjalë lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë AZGJ-ja për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, më 26 shtator 2020 dhe Ditën e Përkthimit më 30 shtator 2020. Në vazhdim ai foli edhe për planet dhe bashkëpunimin e AZGJ-së me këto fakultete si një mundësi e mirë për të organizuar aktivitete të përbashkëta për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonië së Veriut.

Të gjitha këto ide dhe oferta të tij u përkrahën njëzëri nga të pranishmit, duke dhënë edhe mendime dhe propozime të tjera plotësuese për sa i përket hartimit të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë, trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve për nevojat e institucioneve, organizimit të punëtorive me studentët, organizimit të konferencave shkencore etj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

623 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E

Georgievski: Njerëzit janë shokuar nga Zaev sepse nuk e dinë të kaluarën

E.E.

Edhe 19 pacientë me Covid janë pranuar në spitalet e Shkupit

Z H

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të thata

T E

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

Ndihmë financiare prej 20 deri në 30 mijë denarë për personelin shëndetësorë në Armatë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...