Takim pune i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski dhe ambasadorit italian Silvestri

nga D V

Shkup, 17 qershor – Shqyrtimi i mundësive për realizimin e bashkëpunimit dypalësh mes gjykatave kushtetuese të të dyja shteteve, ishte në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të punës të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dr. Darko Kostadinovski dhe gjykatëses, prof.dr. Ana Pavllovska Daneva me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.

Siç bënë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, kryetari dr. Kostadinovski e ka informuar ambasadorin Silvestri për prioritetet në mandatin e tij.

Ambasadori Silvestri, bëhet e ditur në kumtesë, ka shfaqur interesim për çështjet lidhur me sigurimin e pavarësisë të Gjykatës, si dhe për transparencën e Gjykatës Kushtetuese.

“Në takim ishin shkëmbyer mendime në tema lidhur me reformimin e sistemit gjyqësor, me çka gjykatësit prof.dr. Ana Pavllovska Daneva dhe dr. Kostadinovski shfaqën shpresë se procesi i reformave në sferën e gjyqësorit do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën edhe në kuadër të parimeve kushtetuese”, shtohet në kumtesë.

Ambasadori Silvestri ka shprehur mbështetje për prioritetet e paralajmëruara dhe ka paralajmëruar se personalisht do të angazhohet për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe të gjykatës kushtetuese dhe përmirësim të bashkëpunimit në sferën e gjyqësorit kushtetues dhe përmirësimit të bashkëpunimit gjithpërfshirës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More