Shkup, 17 maj – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot do të realizojë takim pune me udhëheqësinë e “Maqedonia 2025” në temën “Projekte të mëdha ekonomike – themele për të ardhme të prosperuar të Maqedonisë”.
Pas takimit, i cili do të mbahet në hapësirat e Odës, janë paraparë deklarata për mediat nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski dhe Majk Zafirovski, një nga themeluesit e “Maqedonia 2025”.