Takim Shahpaska- Manastirliu: Aktivizimi i tregut të punës dhe decentralizimi i shërbimeve sociale janë çelësi i reformës

Shkup, 7 tetor – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska pasditen e sotme në Tiranë ka realizuar takim me ministren e Shëndetësisë dhe Çështje Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ku siç informohet është diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në pjesën e çështjeve sociale, ndërsa janë shkëmbyer përvoja edhe për politikat sociale që dy vendet i zhvillojnë në mbështetjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Fokus i veçantë, theksohet në kumtesë është vënë në nevojën e decentralizimit të shërbimeve sociale ku nevojitet bashkëpunim intensiv me pushtetet lokale.

Në këtë rast, ministrja Shahpaska ka informuar se përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, MPPS tashmë ka përkrahur 19 projekte për 24 komuna me qëllim të sigurohet decentralizim i shërbimeve sociale.

“Shërbimi ndihmë dhe kujdes në shtëpinë e pleqve dhe personave me nevoja të posaçme tashmë funksionon. Qytetarët janë të kënaqur prandaj fitojnë mbështetje në aktivitetet e përditshme në shtëpitë e tyre. Me këtë projekt nëpër mbarë vendin do të përfshihen 900 shfrytëzues, ndërsa shërbimin do ta ofrojnë 300 trajnues të shërbimeve”, ka thënë Shahpaska, duke shtuar se njëkohësisht punohet edhe në hapjen e qendrave ditore për persona me nevoja të posaçme, theksohet në kumtesë.

Ministrja shqiptare Manastirliu ka vlerësuar se dy vendet përballen me sfida identike kur janë në pyetje nevojat e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, si dhe personave me nevoja të veçanta.

Ajo poashtu ka thënë se fokus i rëndësishëm në punën e tyre është strategjia për personat e papunë që pranojnë ndihmë sociale. Për këtë, ka shtuar ajo nevojitet bashkëpunim i ngushtë me Agjencinë për punësim.

Dy ministritë janë dakorduar që reforma sociale të jetë e suksesshme, doemos të ketë aktivizim efikas të tregut të punës.

“Çdo familje është specifike dhe prandaj është më rëndësi bashkëpunimi mes Qendrave për Punë Sociale dhe Agjencisë për punësim. Konform reformës sonë, këto dy institucione për çdo familje që pranon ndihmë të garantuar minimale përgatit plan individual që mundëson aktivizim më të lehtë të tregut të punës”, ka informuar mes tjerash Shahpaska, thuhet në kumtesë.

Në fund të takimit, ministrja Shahpaska e ka informuar kolegen e saj Manastirliu se MPPS në bashkëpunim me UNDP-në dhe Lidhjen nacionale të të verbërve ka zhvilluar aplikacion  për personat e verbër Audio lexues që mundëson pavarësim më të madh në aktivitetet e tyre në jetën e përditshme. 

Related posts

Pendarovski pranoi ambasadorët e rinj të Spanjës dhe Koresë

Z H

Mbeten në fuqi masat aktuale kundër coronavirusit në Maqedoni

D V

Hoxha: Ne nuk jemi kundër që AAA të jetë në Qeveri edhe nëse e mbështet Arifin në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More