Agjencia Zhurnal.mk

Takim Spasovski – Koja: Krijojmë kushte për realizim të sigurt të procesit zgjedhor

Shkup, 23 qershor – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski priti sot shefin e misionit të OSBE-së në vend, ambasadorin Klemens Koja, i cili u interesua për përgatitjet e organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik.

Spasovski në bisedë me ambasadorin Koja u falënderua për bashkëpunimin me misionin e OSBE-së në Shkup dhe për mbështetjen e reformave, në rend të parë për reformat në polici, gjyqësor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve, si dhe në arsim dhe theksoi se ky bashkëpunim në periudhën që vijon deri në zgjedhje, do të shprehet edhe në komunikimin me mision special zgjedhor për vlerësim dhe mbikëqyrje të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme më 15 korrik 2020, që ka rëndësi të veçantë për besimin, kredibilitetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.

“Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria, tashmë ka filluar komunikimin intensiv me institucionet kompetente për realizimin e zgjedhjeve, në plan të parë me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe shtoi se për zgjedhjet, pushteti dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët, duke pasur parasysh se opozita ka rol kyç dhe përgjegjësi për shkak të udhëheqejes me MPB-në, si institucion me rëndësi shumë të veçantë për procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, kryeministri Spasovski potencoi se Qeveria do ti sigurojë të gjitha kushtet për realizimin e procesit të sigurt zgjedhor nga aspekti shëndetësor, në të cilin qytetarët do ta realizojnë të drejtën e tyre për votë të drejtë në atmosferë demokratike.

“Ambasadori Klemens Koja, në takim theksoi se në kushte të pandemisë me KOVID-19, ODIHR në afat të shkurtë e organizoi dhe e aktivizoi Misionin special vlerësues zgjedhor për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Ai theksoi se misioni do ti mbikëqyr të gjitha aspektet e procesit dhe shprehi bindshmëri se edhe në këtë format misioni do të realizojë misionin e tij në mënyrë cilësore dhe efikase në funksion të monitorimit kredibil të procesit zgjedhor”, theksohet mes tjerash në kumtesën e kabinetit të kryeministrit Spasovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...