Maqedoni

Takim virtual i Xhaferit me ish deputetë të Parlamentit Evropian

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim virtual me delegacionin e ish eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga ish-Kryetari, Hans Gert Potering.

Duke i uruar për rizgjedhjen si kryetar i Kuvendit, Potering e theksoi kontributin e tij në stabilizimin e punës së Kuvendit në mandatin e mëparshëm dhe vuri në dukje se mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Kryetarit Sasoli do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në këtë mandat. Ai theksoi se misioni i ish deputetëve që janë ende aktivë dhe me ndikim në politikë dhe shoqëri në vendet e tyre është të kontribuojnë në bashkimin e kontinentit evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç theksohet në kumtesë, Xhaferi u shpreh i kënaqur për mbajtjen e takimit në kushtet e pandemisë dhe falënderoi për mbështetjen e deritanishme të institucioneve evropiane në përpjekjet tona për të përmbushur qëllimin e dytë strategjik, pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ai e mirëpriti bashkëpunimin me Parlamentin Evropian, veçanërisht iniciativën e Kryetarit David Sasoli për komunikim më intensiv me kryetarët e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Dialogun Zhan Mone si instrument pozitiv, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të 27 prillit, duke shpresuar se ai do të vazhdojë sapo kushtet do të lejojnë. Xhaferi i përshëndeti iniciativat që dalin nga Procesi i Berlinit, të tilla si: Zyra e Rinisë RIKO dhe kryesimi i përbashkët i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me procesin këtë vit.

“Ish eurodeputetët u shprehën të interesuar për zhvillimet aktuale politike në vend, mbështetjen e qytetarëve për procesin e integrimit evropian, transparencën e Kuvendit ndaj publikut, mbikëqyrjen parlamentare, luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës dhe përfaqësimin e femrave në politikë”, theksohet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Ligjet për arsim fillor dhe të mesëm për mënyrën e punës nesër në seancë kuvendore

Z H

LSDM: As takim liderësh, as Qeveri të përkohshme

T E

Për punën e njejtë, burrat paguhen më shumë se gratë, kërkohet pagë e barabartë gjinore

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...