Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takim Xhaferi- Gallovej, ja detajet

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nentor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim pune me SH.S. Rejçell Gallovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me ambasadoren në përbërjen e re parlamentare, në kushte kur gjithë bota gjendet në një periudhë senzitive të pandemisë botërore me virusin Kovid-19, për çka edhe Kuvendi punon në pajtim me protokollet dhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse. Ai e njoftoi shkurtimisht ambasadoren me të gjitha masat e ndërmarra nga ana e Kuvendit për mbrojtjen e deputetëve dhe shërbimit të Kuvendit nga virusi Kovid-19, a në raport me pengesën e deputetëve për shkak të izolimit dhe vetëizolimit të marrin pjesë në punën parlamentare, duke i ditur përvojat nga parlamentet tjera. Ai informoi se bëhen përpjekje që Kuvendit të gjejë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me opozitën për punën dhe votimin nga largësia, me qëllim të funksionimit të papenguar të dhomës ligjvënëse.

Kryetari Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e plotfuqishme më e re në NATO, është e gatshme që në të ardhme të bashkëpunojë me kolegët britanikë, në bazë të barabartë nëpërmjet AP të NATO-s, me çka do të kontribuojnë në stabilitetin kolektiv dhe sigurinë globale.

Kryetari informoi edhe për aktivitetet parlamentare rrjedhëse që planifikohen deri në fund të këtij viti, si edhe për propozimet ligjore që janë në rendin ditor të seancave të Kuvendit dhe për mundësitë e nxjerrjes së tyre.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga implementimi i suksesshëm i projekteve të Fondacionit të Vestminsterit në Kzuvend, sidonmos nga funksionimi i Projektit për mbështetjen e Zyrës Parlamentare Buxhetore, e cila përpilon analiza cilësore të buxhetit, si për nevojat e shumicës parlamentare, ashtu edhe për opozitën.

Në raport me bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve, bashkëbiseduesit bashkërisht shprehën shpresë se do të vazhdojë të mbindërtohet edhe në periudhën e ardhshme, sidomos në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, që para do kohe u formuan në Kuvend.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gazeta bullgare: Hollanda dhe Danimarka mbështesin veton e Bullgarisë për RMV-në

Z H

MPB me apel: Respektoni rregullat në trafik

T E

Deri tani janë siguruar 142 njësi të plazmës rikuperuese për personat me Covid-19

E.E.

22 viktima, 881 të infektuar me Covid-19 dhe 806 të shëruar

T E

U nënshkrua Korniza e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet RMV dhe OKB për periudhën 2021-2025

admin

Ruskoska: Nuk jam fare e kënaqur nga Policia Finansiare

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...