Takim Zaev- Ajkhorst: Me Bullgarinë do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje evropiane që do të mundësojë fitore të dyfishtë

Shkup, 17 shtator – Momenti aktual lidhur me anëtarësimin e  Maqedonisë së  Veriut në BE dhe situatat në rajon,  kanë qenë temë boshte e takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtores së përgjithshme të Ballkanit Perëndimor në Departamentin për politikë të jashtme të BE-së, Angelina Ajkhorst.

Siç ka bërë të ditur kryeministri Zaev sonte në postimin në Fejsbuk, në takimin e punës kanë marrë pjesë edhe zëvendësi i Ajkhorstit, Marko Makovec dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir.

“Me zëvendëskryetarin e Qeverisë të angazhuar për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, kemi potencuar se do të jetë kyçe që Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor të japë porosi të qartë për të ardhme evropiane të rajonit, por më me e rëndësi, BE ta implementojë vendimin e muajit mars 2020 me të cilën Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat qasëse. Me Bullgarinë fqinje edhe më tej do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje evropiane që do të  mundësojë fitore të dyfishtë”, ka thënë Zaevi në postim.

Ai njëherësh ka theksuar se bashkëbiseduesit edhe një herë e kanë shprehur mbështetjen e Brukselit të verifikuar edhe me vendimin e Këshillit e Evropian se Maqedonia e Veriut dhe BE-ja duhet ta mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare të atij procesi.

Related posts

Konferencë rajonale për edukim mediatik edhe përballje me dezinformatat

D V

Në Dibër edhe reparti kirurgjik u bë qendër Kovid, vdiqën edhe dy pacientë të tjerë

Z H

Hoxha: Qeveria i dha dritë jeshile Propozim-ligjit për policinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More