Shkup, 21 janar – Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev realizoi takim me Rosana Duxhak, koordinuese e përhershme e KB-së në vend, në të cilën është paralajmëruar se vazhdon mbështetja e Kombeve të Bashkuara për shtetin tonë në të gjitha fushat në favor për qytetarët dhe shtetin.
Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se në takim është biseduar për iniciativën e KB-së, Fond për paqe, dedikuar Ballkanit Perëndimor, me ç’rast është shprehur harmonizim se vendi është shembull për stabilitet dhe dialog.
“Vëmendje iu kushtua reformave ndaj të cilave është i përkushtuar vendi në pjesën e menaxhimit me kriza dhe kontributin që mund ta japë KB-ja përmes mbështetjes teknike dhe transferimit të përvojës në drejtim që të rritet efikasiteti i sistemit të menaxhimit të krizës”, theksuan nga pres-shërbimi qeveritar.
Njëherit, është paralajmëruar mbështetja e KB-së edhe në fushën e shëndetësisë, si dhe në fushën e mjedisit jetësor dhe kulturës.
“Është konstatuar se Qeveria në nivel kombëtar tregon përcaktim ndaj aktiviteteve për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, ndërsa kryeministri Zaev theksoi se gjetjet në draft raportin e Misionit reaktiv të UNESKO-s për gjendjen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit janë një nga prioritetet e qeverisë, theksuan nga pres-shërbimi qeveritar.
Në takim, kryeministri Zaev theksoi se vazhdon edhe me përkushtim më të madh, implementimi i i dokumentit “Korniza për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara” për periudhën e vitit 2021-2025, që është kornizë programore strategjike për aktivitetet e KB-së në vendin tonë, vazhdon – dhe me një angazhim më të madh. Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 e KB-së.
“I mbështesim qëllimet zhvillimore të mijëvjeçarit dhe jemi të përkushtuar për paqen, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e mëtejshëm të efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve”, tha kryeministri Zaev, i cili falënderoi sekretarin e përgjithshëm të KB-së dhe Kombet e Bashkuara për mbështetjen e tyre për vendin tonë, e cila është bërë anëtare e NATO-s dhe pret përparim në integrimin evropian.