Takim Zaev-Kop: Mbështetje e vazhdueshme nga Holanda për eurointegrimet

Shkup, 7 tetor – Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop në takimin e sotëm në Qeveri biseduan për pjesëmarrjen e mbrëmshme të delegacionit qeveritar në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.

 

Kryeministri Zaev, i cili dje e ka udhëhequr delegacionin, shprehu kënaqësi nga mbështetja e shprehur prej liderëve të BE-së pas përfundimit të Samitit në Kranjë, për inkuadrim  të Maqedonisë së Veriut në Union, duke shtuart se bisedat me Bullgarinë vazhdojnë  dhe duke shprehur bindje për tejkalim të kontestit në periudhën në vijim.

“Ambasadori i Mbretërisë Holandeze Kop dërgoi urime për regjistrimin e suksesshëm  të zbatuar në vendin tonë, duke potencuar se  ky është proces i rëndësishëm  për zbatim të suksesshëm  të politikave për përmirësim të jetës së qytetarëve. Në atë drejtim ishte vlerësuar se plotësimi i reformave, qeverisja e të drejtës siguron institucione funksionale dhe krijim të klimës së suksesshme të biznesit, me ç’rast bashkëbiseduesit u pajtuan se  krijojnë kushte të volitshme  për zhvillim të mëtutjeshëm, veçanërisht  në kapacitetet e shtetit juridik”, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori holandez Kop biseduan dhe këmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Së bashku është konstatuar se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe se në vend  sillen masa të volitshme dhe krijohen mundësi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe inovacione veçanërisht në sektorin e bujqësisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. 

Related posts

Edi Rama për tragjedinë në Tetovë: Përqafim vëllazëror për krejt komunitetin tetovar

N E

Zgjatet afati për legalizimin e objekteve të paligjshme

D V

Analizë: Frika dhe dëshira për koalicionim mes partive politike në zgjedhjet lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More