Takime biletarale në kuadër të Forumit “ Një brez, një rrugë “

nga V.E.

Në kuadër të vizitës për të marrë pjesë në Forumin e 3 – të për Bashkëpumin Ndërkombëtar “ Një brez, një rrugë “ , të martën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me presidentin e Indonezisë Joko Widodo.
Xi vuri në dukje që Indonezia është vendi ku ai paraqiti propozimin për ndërtimin e përbashkët të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të. Gjatë 10 vjetëve të kaluar, u shpreh ai, bashkëpunimi Kinë-Indonezi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” ka marrë rol udhëheqës në rajon dhe ka sjellë përfitime të mëdha për të dy popujt, duke u bërë një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, shkruan CMG.

Presidenti kinez u takua gjithashtu edhe me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe presidentin e Serbisë , Aleksandar Vuçiç.


Ai bëri thirrje që të forcohet bashkëpunimi dypalësh, të nxitet arritja e më shumë rezultateve nga bashkëpunimi për “Një brez, një rrugë” dhe të sillen më shumë përfitime për popujt e vendeve përkatëse .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More