Liga e Parë në këtë fillim të sezonit ka ditur të sjellë shumë sfida derbi nga java në javë.
Njësoj pritet të jenë edhe ndeshjet e sotme të javës së katërt në të dyja grupet.
Në grupin A, do të luhet derbi i skuadrave me traditë mes Trepçës dhe Vëllaznimit.
Takim i fortë pritet të jetë edhe ai mes Rilindjes 1974 dhe Drenicës.
Sfidat tjera janë mes Lirisë dhe Mitrovicës, Trepça 89′ është mysaifre e Rahovecit dhe Istogu është nikoqir i Besës nga Peja.
Kurse dy ndeshje luhen në kuadër të grupit B.
Dinamo do të përballet me Kikën dhe Vushtria e pret Flamurtarin në shtëpi.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.