Takime të Dimitrovit me Zhak Mer, Liliana Tangi dhe Jorgos Papandreu në Strasburg

Strasburg, 30 shtator – Me ftesë të kryetarit Rik Daems, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot do të ketë fjalim special në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Që po mbahet në Strasburg, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

 

Në ditën e parë të vizitës së punës në Strasburg, zëvendëskryeministri Dimitrov dje pati takim me Zhak Mer dhe Liliana Tangi, deputetë në Asamblenë nacionale të Francës, nga radhët e lëvizjes „Republika në Marsh” e presidentit Makron.

Takimi u mbajt në prag të kryesimit të ardhshëm francez me Këshillin e BE-së me qëllim të këmbimit të qëndrimeve për rijetësim të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, me theks në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Deputetët Mar dhe Tangi e riafirmuan mbështetjen franceze për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, si valorizim të rezultateve të arritura me të cilat vendi i përmbushi obligimet e parapara. Ata shfaqën shpresë se vendimi i Këshillit të BE-së nga marsi i vitit të kaluar do të zbatohet në periudhën në vijim.

Në takimin, ndërkaq, me Korgos Papandreun, deputet në Parlamentin grek, kryetar aktual i Internacionales socialiste dhe ish-kryeministër i Greqisë, u bisedua për modalitetet e bashkëpunimit inkluziv, marrëdhënie të ndësjellta konstruktive në rajon. Ata u dakorduan se me fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, BE-ja do ta rijetësojë besimin në premtimin nga Selaniku për të ardhmen evropiane të tërë rajonit në një moment kyç.

Papandreu do ta kryesojë debatin e sotëm për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin Perëndimor, që do të pasojë menjëherë pas fjalimit të zëvendëskryeministrit Dimitrov në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare pranë Këshillit të Evropës.

Zëvendëskryeministri Dimitrov do të ketë takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Maria Pejçinoviq Buriq, me nikoqirin e tij, kryetarin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems, si dhe me disa anëtarë të tjerë të APKE-së.

Pas fjalimit të tij, është paraparë diskutim për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin perëndimor dhe rolin e Këshillit të Evropës në atë kuptim.

Në APKE, 37 anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës propozojnë rezolutë me të cilën kërkohet mbështetje për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Në rezolutën e propozuar ata konstatojnë: „Kaluan 26 vite nga Marrëveshja e Dejtonit dhe 18 vite nga Këshilli i BE-së në Selanik, i cili e filloi programin për integrimin e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor. Kjo kornizë kohore është tejet e gjatë dhe shkaktoi frustrime dhe zhgënjim në rajon, duke i ndezur impulset etnocentriste dhe mostalgjinë nacionaliste, duke e njollosur kredibilitetin e Bashkimit Evropian tek opinioni dhe e hapë rrugën për ndikim të aktorëve të tjerë gjeopolitik”.

„Është koha Bashkimi Evropian ta përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor për rifillim të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi përmes vendosjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndarjen e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën dhe liberalizimin e vizave për hyrje në BE për kosovarët”, thonë 37 nënshkruesit e rezolutës.

Në mesin e nënshkruesve të rezolutës janë edhe anëtarët e delegacionit parlamentar të Maqedonisë së Veriut, deputetet Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Arta Bilalli Zendeli.

Kjo propozim rezolutë ende nuk është shqyrtuar nga APKE-ja dhe është obliguese vetëm për nënshkruesit e saj. 

Related posts

Mexhiti: Ta rikthejmë Haraçinën duke ia dhënë votën Ridvanit

D V

Anketë e re: PDSH-ja thellon avantazhin në Tetovë, BDI ruan epërsinë në Gostivar

D V

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More