Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Takimi Grubi – Zyberi “dush i ftohtë apo dush i ngrohtë” ?

Zhurnal Ads

Koment/ Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Në një komunikatë për media nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, bëhet e ditur se sot frontmenin apartiak të fushatës dhe idesë së z. Ahmeti për barabarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi, ka takuar z.Grubin, duke theksuar se Zyberi e uroi Grubi për emërimin e tij në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në punë.

Siç theksohet në komunikatën, gjatë këtij takimi Zyberi është shprehur se është i hapur për bashkëpunim dhe që të gjitha njohurit e tij do t’i vë në dispozicion të së mirës, funksionalizimit të ministrisë së re dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Por si do të kuptohet në opinion ky takim, mes Zyberit dhe Grubit?

A do të kuptohet kjo në opinion se Grubi të ketë thirur Zyberin për të ia zbut shqetësimin Zyberit, pasi që kohë më parë Zyberi ishte i pyetur se “A ndihet i mashtruar Naser Zyberi nga Ali Ahmeti?”, Zyberi tha: “Nuk kam koment”.

Kësaj pyetje, Zyberi refuzoi t’i përgjigjet. Naser Zyberi i cili para zgjedhjeve ishte shumë i hapur për mediat, tani është fjalëpak. Mbase, përgjigja e tij e shkurtë flet shumë për mashtrimin e madh që iu bë atij dhe votuesve të tij menjëherë pas zgjedhjeve.

BDI-ja në zgjedhjet e fundit fitoi 106 mijë vota me premtimin se do ta bëjë Naser Zyberin kryeministër, por një ditë më parë pranoi të bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit, duke pranuar që postin e kryeministrit ta merr vetëm në 100 ditët e fundit të qeverisjes.

Ndërkohë në disa media kohë më parë doli informacioni se BDI po përgadit Naser Zyberin për Avokat i Popullit, por nga vet ai ky informacion ende nuk është i konfirmuar, po as nga BDI.

Çfarë do të ndodh me Naser Zyberin, mbetet të shihet në vijim!

Postime të ngjashme

Në 24 orët e fundit në spitale janë pranuar 65 pacientë të rinjë me Kovid

Z H

Pompeo: Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit

R ZH

Edhe 19 pacientë me Covid janë pranuar në spitalet e Shkupit

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...