Takimi i 18 mes BE dhe Shqipërisë mbyllet pa rezolutë, Gazment Bardhi shpjegon arsyet

nga D V

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratonte një rezolutë të përbashkët, pasi opozita votoi kundër.

Shkak për këtë, sipas PD, u bë refuzimi që mazhoranca u bëri të gjitha amendameve të propozuara nga opozita.

Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kunder rezolutës së propozuar.

Sipas Gazment Bardhi, opozita nuk është kundër BE, por kundër mazhorancës që refuzon çdo propozim të opozitës, shkruan A2.

“Grupi Parlamentar i PD-se do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit, por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira e të ndershme”, tha Bardhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More