Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Takimi i “Brdo-Brijunit” me dyer të mbyllura, Vjosa Osmani në një tavolinë me Aleksandar Vuçiqin

Takimi i parë plenar i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun”, i cili po mbahet sot në Slloveni, filloi në qendrën e kongresit dhe sipas njoftimeve të mëparshme. Aty do të diskutohen përfundimet e përbashkëta dhe do të dilet mbase me një deklaratë mbi pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Sefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ata janë ulur në një tryezë të rrumbullakët dhe presidentja Osmani është ulur anash nikoqirëve Pahor dhe Milanoviq, ndërsa Vuçiqi përballë tyre.

Pas këtij takimi, siç është planifikuar në agjendën e samitit të sotëm, udhëheqësit do ta kenë një drekë të përbashkët dhe një konferencë po ashtu e përbashkët për shtyp është planifikuar për në fund të samitit të sotëm.

Pritësi i samitit, presidenti slloven, Borut Pahor, me rastin e samitit të sotëm, javën e kaluar bisedoi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Pahor tha në Prishtinë se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor , ndërsa Osmani tha se dialogu me Serbinë do të vazhdonte, por jo për të folur lidhur me statusin dhe kufijtë e Kosovës.

Postime të ngjashme

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...