Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Takimi i dytë brenda pak ditësh, Thaçi e pret në zyrë Lajçakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Express.

Takimi i Thaçit dhe Lajçakut është mbajtur pa praninë e mediave.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë, ku do t’i takojë krerët e partive në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme ai u takua me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, dhe kryekuvendaren Vjosa Osmani.

Thaçi ishte takuar me Lajcak edhe pak ditë më parë në Bruksel, derisa lajmin për këtë takim e kishin konfirmuar të dy përmes rrjeteve sociale.

Lajçak po viziton Kosovën pas bllokimit të dialogut me Serbinë, pasi që në tavolinë të diskutimit u kërkua që të vihet edhe Asociacioni.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...