Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Shkup, 18 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim të ri me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev në margjinat e Samitit dhe Forumit të Antalias në Turqi.

Në takim edhe një herë u hapën modalitetet dhe mënyrat për kapërcimin e dallimeve të cilat sollën deri te bllokimi nga ana e Bullgarisë, për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministrat i riafirmuan përpjekjet për intensifikim të komunikimit në të gjithë nivelet, me qëllim kapërcimin e dallimeve dhe mundësimin e fillimit formal të negociatave për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian, që është qëllim i përbashkët.

“Seriozisht mbetemi të përkushtuar në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për ngecjen, që do të mundësojë mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, theksoi Osmani pas takimit. Takimi Osmani- Stoev është i dyti, brenda dy ditëve, midis së cilave u mbajt edhe vizitë dhe takime bilaterale e delegacionit qeveritar nga Maqedonia e Veriut në Sofje, ku ishte edhe ministri Osmani me krerët e lartë politik dhe shtetëror të Bullgarisë.

Postime të ngjashme

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...